back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaBie qeveria franceze

Bie qeveria franceze

Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte.

Asambleja Kombëtare votoi me 364 vota pro rrëzimit të qeverisë, kundrejt 194 votave kundër, duke e larguar zyrtarisht Bayrou-n nga posti i kryeministrit dhe duke hapur një krizë të re politike në Francë, raporton BBC.

Kjo është një goditje e rëndë për aleatët e presidentit Emmanuel Macron, të cilët tashmë përballen me sfida të mëdha për të formuar një shumicë të re parlamentare apo për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Francois Bayrou, i cili mori detyrën vetëm nëntë muaj më parë, duhet të paraqesë dorëheqjen e tij pas humbjes në votimin e së hënës pasdite.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat