Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvilloi sot një takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç, për të diskutuar mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e përdorimit të instrumentave ndërkombëtarë si Eurojust, krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore dhe hetimet paralele, për të rritur efikasitetin e hetimeve.
Koordinimi i hetimeve në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u konsiderua një hap kyç për të goditur krimin ndërkufitar në rajon.
Çela dhe Nenadiç ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi i informacionit do të jetë një element kyç në luftën kundër krimit të organizuar.



