Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të ashpër me qeverinë aktuale, që e ka cilësuar si “narkoqeveri”. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se opozita do të reagojë me të gjitha format e mundshme, brenda dhe jashtë parlamentit.
“Me këtë narkoqeveri, që ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, ka vetëm luftë frontale. Do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb të gjithë kësaj përpjekje për të shtypur pluralizmin në Shqipëri,” tha Berisha.
Deklarata e tij vjen pas një periudhe tensioni në Kuvend, ku opozita ka kritikuar qeverinë për mënyrën e miratimit të programit qeverisës dhe për manovrat që sipas tyre minojnë transparencën dhe pluralizmin politik.
Berisha nënvizoi se opozita është e vendosur të qëndrojë aktive dhe e bashkuar në përballjen me qeverinë, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe funksionimin normal të institucioneve.