KreuAktualitetPolitikaPD rikthen hartën e vjetër/ Propozon 100 bashki dhe 12 qarqe

PD rikthen hartën e vjetër/ Propozon 100 bashki dhe 12 qarqe

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftligjin për reformën administrativo-territoriale, duke propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 100, ndërsa qarqet mbeten 12.

Drafti shoqërohet me një relacion prej 168 faqesh, ku janë trajtuar kriteret ligjore dhe teknike që, sipas PD-së, mbështesin ndarjen e re të territorit.

Në variantin e propozuar nga opozita parashikohet rikthimi i një sërë njësish vendore që nuk ekzistojnë në hartën aktuale, ndërsa disa prej bashkive të sotme do të ndahen në njësi më të vogla.

PD argumenton se një numër më i madh bashkish do të synonte afrimin e shërbimeve me qytetarët, forcimin e autonomisë vendore dhe një menaxhim më të mirë të territorit.

Propozimi përfshin gjithashtu organizimin e 100 bashkive në gjashtë rajone. Në disa qarqe, numri i njësive vendore do të rritej ndjeshëm. Për shembull, në qarkun e Tiranës parashikohen 10 bashki, nga 5 që janë aktualisht, ndërsa në Shkodër numri do të shkonte në 8.

Sipas PD-së, drafti është hartuar pas konsultimeve me qytetarë dhe ekspertë dhe tashmë i është dorëzuar Kuvendit për shqyrtim.

Ndarja aktuale territoriale, e miratuar në vitin 2014, përcakton 61 bashki dhe 12 qarqe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat