back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLesi për PD-në: Pas betimit dhe pagave, ata akuzojnë Ramën dhe asgjë...

Lesi për PD-në: Pas betimit dhe pagave, ata akuzojnë Ramën dhe asgjë më tepër

Gazetari dhe analisti Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij seancën plenare të djeshme, ku u miratua programi i qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Lesit, opozita ka krijuar kaos dhe rremujë gjatë seancës, duke ndjekur një traditë 34-vjeçare të reagimit ndaj programit qeverisës. “Kështu është vepruar tash afro 34 vite. Sidoqoftë, pasi mazhoranca ua kaloi direkt në votim pa debate, PD dhe Berisha u mblodhën urgjent te selia e PD-së,” shkruan ai.

Lesi thekson se për herë të parë në 34 vite, një program i qeverisë së re kaloi pa debat parlamentar. Ai vë në dukje deklaratat e liderëve të PD-së, duke përmendur Gaz Bardhin dhe pretendimet për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, apo rifillimin e seancës me debate, që sipas tij nuk u realizuan.

“Bile, opozita nxitoi të miratojë emrat e deputetëve për komisionet parlamentare. Prandaj ua bën mirë kryeministri, sepse nuk kanë as fuqi, e as njerëz PD-ja dhe krejt opozita!” shkruan Lesi.

Ai kritikon deputetët e PD-së për sjelljen e tyre jashtë Parlamentit, duke thënë se pas betimit dhe marrjes së privilegjeve si imuniteti, pasaportat diplomatike dhe pagat, ata thjesht akuzojnë qeverinë, pa marrë masa konkrete.

“Deputetët e PD u betuan në parlament; tani kanë imunitet, pasaportë diplomatike, kanë paga mujore diku te 3.2 milionë lekë. Dalin jashtë shtetit, flasin, akuzojnë Edi Ramën për ‘pushtet kriminal’ dhe asgjë më tepër. Kjo është opozita e sotme,” përfundon Lesi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat