Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se takimi i famshëm në Aruba, i zhvilluar më 19 janar 2019 midis disa ministrave shqiptarë dhe grupeve të fuqishme të narkoshtetit shqiptar dhe ndërkombëtar, mund të ketë pasur pjesëmarrjen e kryeministrit aktual, Edi Rama.
“Takimi i Arubas nuk është më vetëm kronikë mediatike apo denoncim im personal. Interceptimet e antimafies italiane, të publikuara së fundmi në një libër, tregojnë pjesëmarrjen e disa ministrave dhe mundësinë e madhe që të ketë qenë vetë Edi Rama,” tha Berisha.
Ai theksoi se kartelet shqiptare të drogës janë armiq të kombit shqiptar, Ballkanit dhe botës, dhe përshëndeti deklarimin e tyre si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Latine.
Berisha paralajmëroi se gjatë takimit u diskutua për projekte të mëdha në Tiranë, përfshirë Syrin, Malin e Tiranës dhe kullat, ndërsa informacioni mbi pjesëmarrësit është mbajtur i fshehtë nga disa agjenci ndërkombëtare për arsye politike.
“Pra, kemi një kryeministër dhe një kabinet që sipas interceptimeve disponohen nga disa agjenci ndërkombëtare, ka bashkëpunuar ngushtë me persona të shpallur si organizata narko-terroriste,” përfundoi Berisha.



