back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetRajoniShtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për vizë.

Sipas Radio Evropa e Lirë, kjo është një nga temat e diskutuara mes Qeverisë së Shkupit dhe administratës amerikane, në kuadër të Dialogut Strategjik që të dyja vendet nisën në qershor të vitit 2022.

Dialogu shihet si një kornizë institucionale për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Një nga përfitimet kryesore që pritet të vijë nga ky proces është pikërisht liberalizimi i vizave.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmuan se institucionet e vendit tashmë janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për aderim në Programin për Heqjen e Vizave dhe në Programin Global për Hyrje në SHBA.

Ky privilegj në Evropë i është dhënë vetëm pak vendeve, mes tyre Kroacisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Zvicrës dhe Holandës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat