back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaInstitucionet e drejtësisë në alarm, pas ekzekutimit të gjyqtarit

Institucionet e drejtësisë në alarm, pas ekzekutimit të gjyqtarit

Pas vrasjes se  gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja,reagim kane ardhur edhe nga institucionet e sistemin te drejtësisë.

Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shprehu tronditje të thellë për ngjarjen dhe përcolli ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit. Ajo e konsideroi këtë ngjarje si sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë.

“Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës… Gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar në ushtrimin e detyrës së tij. Garantimi i sigurisë fizike e institucionale është përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore.”
Gjykata vuri në dukje se infrastruktura e gjykatave dhe klima publike për magjistratët duhet të rishikohen me urgjencë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)

KLP reagoi duke shprehur se është “thellësisht i tronditur” nga vrasja e gjyqtarit dhe e cilësoi atë si akt që shkon përtej një krimi të zakonshëm:

“Vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike.”

KLP përcolli ngushëllimet për familjen dhe kolegët e Kalajas dhe bëri thirrje për unitet institucional dhe përgjegjësi së përbashkët për mbrojtjen e magjistratëve.

Dhoma e Avokatëve

Edhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë ka reaguar me tronditje të thellë për ngjarjen dhe ka përcjellë ngushëllime për familjen e gjyqtarit, duke e cilësuar ngjarjen si një goditje për sistemin e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat