back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaVila luksoze, kredi dhe akuza/ Kush është drejtori i ri i Portit...

Vila luksoze, kredi dhe akuza/ Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, Liburn Aliu

Etleva Skonja

Liburn Aliu, është prezantuar sot si drejtor i Portit të Durrësit.

Ai ka shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës nga marsi 2021 deri në gusht 2025. Aliu është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka një angazhim të theksuar në politikën kosovare.

Akuza dhe Hetime në Kosovë

Gjatë karrierës së tij, Liburn Aliu është përballur me disa akuza dhe hetime, për korrupsion dhe jo vetem.

Në vitin 2021, Prokuroria e Kosovës ngriti një aktakuzë për korrupsion kundër Aliut dhe disa zyrtarëve të tjerë. Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë e hodhi poshtë aktakuzën dhe pushoi procedurën penale ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë.

Në vitin 2024, u raportua se Aliu kishte falur borxhe të mëdha për kompanitë që merreshin me ambalazhimin e ujit. Ai i mohoi këto akuza, duke i cilësuar ato si politike dhe pa bazë ligjore.

Ndaj tij janë lëshuar akuza për ndikim në proceset zgjedhore.

Kujtojmë se kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi Aliun dhe Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në proceset zgjedhore në këtë komunë. Ai pretendoi se ishin përdorur mjete për të ndikuar në zgjedhjet lokale.

Përkundër akuzave, ai ka mbetur një figurë e rëndësishme në politikën e Kosovës dhe tani ka marrë një rol të ri në Shqipëri si drejtor i Portit të Durrësit.

Pasuria e Liburn Aliut

Deklarimi i pasurisë së tij tregon një pasuri të konsiderueshme, përfshirë prona dhe detyrime financiare.

Në vitin 2021, ai ka deklaruar se ka një tokë bujqësore, një veturë të tipit BMW dhe një banesë me garazh në emër të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka afër 2,000 euro para të gatshme në llogari.

Në vitin 2022, ai ka blerë një banesë në lagjen luksoze Marigona Residence, me vlerë 103,000 euro, për të cilën ka paguar fillimisht 20,000 euro dhe ka mbetur të paguajë 83,000 euro deri në dhjetor 2023.

Në vitin 2023, ai ka marrë një kredi prej 19,500 euro për mbylljen e një kredie të mëparshme. Ai ka deklaruar gjithashtu se ka pasuri të tjera, përfshirë një arë me sipërfaqe 762 metra katrorë, të trashëguar në vitin 2004, me vlerë 15,000 euro, dhe një veturë të tipit Volkswagen, të blerë në vitin 2022, me vlerë 4,200 euro.

Të ardhurat vjetore të Aliut për vitin 2023 përfshijnë një pagë si ministër prej 18,218.79 euro, mëditje nga udhëtimet jashtë vendit prej 2,715.43 euro dhe honorar si profesor në kolegjin UBT prej 1,836 euro.

 Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2024, Aliu ka shpallur disa asete dhe detyrime financiare.

Patundshmwri: Një arë me sipërfaqe 762 m², të trashëguar në vitin 2004, me vlerë 15,000 euro.

Automjete: Një “Volkswagen” të blerë në vitin 2022, me vlerë 4,200 euro.

Banesat: Dy banesa në lagjen luksoze “Marigona Hill” në Prishtinë

Një banesë të blerë në vitin 2019, me detyrim fillestar 64,000 euro dhe vlerë të mbetur 23,000 euro.

Një tjetër banesë të blerë në vitin 2020, me detyrim fillestar 103,000 euro dhe vlerë të mbetur 58,000 euro.

Kredi: Një kredi për mbylljen e një kredie tjetër në vitin 2023, me shumë 19,500 euro.

Të ardhurat vjetore: Nga paga si ministër, 18,218.79 euro; mëditje nga udhëtimet jashtë vendit, 2,715.43 euro; dhe si profesor në kolegjin UBT, 1,836 euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat