back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryemadhi: S’më hëngri politika, por shokët politikë/ “Divorci rriti fëmijët, tani po...

Kryemadhi: S’më hëngri politika, por shokët politikë/ “Divorci rriti fëmijët, tani po njohin nënën dhe babanë”

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur hapur për jetën personale dhe përjetimet e saj pas divorcit, gjatë një interviste në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa.

“Tani jam më e lirë. Të vetmin ndryshim që kam sot, është se në mëngjes, nëse më parë në krevat kisha Ilir Metën, sot kam Borën. S’kam pasur titull më parë. Kam qenë në shërbim të të rinjve,” tha Kryemadhi, duke përshkruar transformimin e saj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Duke folur për fëmijët e saj, Kryemadhi tha se divorci i ka ndihmuar të rriten dhe të pjekin emocionalisht: “Fëmijët janë shumë të rritur. Divorci i rriti akoma më shumë. Nuk e mendonin, por janë shumë të qetë, të pjekur. Janë të lënduar nuk diskutohet, por për shkak të shkollimit të tyre, mendojnë ndryshe. Tani po njohin tamam nënë dhe babanë. Na shihnin njerëz hermetik dhe robot.”

Ish-kryetarja nuk la pa përmendur edhe politikën, duke thënë se shokët e saj politikë e “hëngrën” më shumë sesa vetë politika: “Mua s’më hëngri politika, por shokët. Historitë u përdorën për të larguar Monikën. Po të shikosh të gjithë historikun e Monikës, ka promovuar vetëm të rinjtë. Largimi im, largoi mekanizmin e barazisë. Erdhën njerëz nga rruga që e rrudhën partinë.”

Deklaratat e Kryemadhit japin një pasqyrë të sinqertë të jetës së saj personale dhe sfidave politike, duke nxjerrë në pah përpjekjet për të ruajtur familjen dhe integritetin brenda një karriere politike të tensionuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat