back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPërplasjet në dosjen “Gërdeci”/ Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga procesi...

Përplasjet në dosjen “Gërdeci”/ Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga procesi i Mediut

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka, ka kërkuar të tërhiqet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Kërkesa e saj është dorëzuar më 11 nëntor pranë zv/kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, i cili pritet të vendosë nëse do ta pranojë apo jo largimin e gjyqtares nga procesi.

Sipas Gjokës, arsyeja e kërkesës lidhet me faktin se ajo ka qenë më herët gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje. Fillimisht, Gjoka mori në shqyrtim dosjen pasi i pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por më vonë, pasi Mediu ndryshoi qëndrim dhe kërkoi gjykim me procedurë të zakonshme, gjyqtarja u shpreh se ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë për të vijuar gjykimin.

“Në momentin që i pandehuri ndryshoi kërkesën për mënyrën e gjykimit, unë nuk mund të jem më pjesë e trupit gjykues, pasi kam ushtruar funksion në fazën paraprake të procesit,” – thuhet në relacionin e dorëzuar nga Gjoka.

Në seancën e djeshme, avokatët e Fatmir Mediut e pyetën gjyqtaren për arsyet e kërkesës, dhe ajo pranoi se vendimi për t’u tërhequr erdhi edhe si pasojë e kërkesës së mëparshme të vetë të pandehurit për përjashtimin e saj, megjithëse kjo kërkesë ishte rrëzuar nga gjyqtarja Etleva Deda.

Aktualisht, procesi “Gërdeci” ndodhet në fazën e shqyrtimit gjyqësor, ku kanë përfunduar paraqitjet e provave të SPAK dhe pritet të fillojë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Pritet që në ditët në vijim, drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani, të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e gjyqtares Gjoka për t’u tërhequr nga procesi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat