Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me masat e sigurisë të pretenduara ndaj Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në një deklaratë të shkurtër zyrtare, gjykata thekson se masat e sigurisë kanë karakter sekret, prandaj në këtë moment nuk mund të japë asnjë informacion publik.
“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës,” – thuhet në reagimin e GJKKO-së.



