back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaPresidentja shpërndan Legjislaturën e Nëntë/ Partitë të ndara për datën e zgjedhjeve

Presidentja shpërndan Legjislaturën e Nëntë/ Partitë të ndara për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë zyrtarisht Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës, pas dështimit të krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e Presidencës, e cila publikoi edhe dekretin presidencial.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.”

Dekreti presidencial u konfirmua më herët edhe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi:

“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.”

Partitë politike të ndara për datën e zgjedhjeve

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kosova i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, partitë politike nuk kanë arritur ende një dakordësi për datën e mbajtjes së tyre.

Një pjesë e subjekteve politike propozojnë 21 dhjetorin.

Të tjerat kërkojnë që zgjedhjet të zhvillohen më 28 dhjetor.

Përplasja mbi datën e zgjedhjeve shton tensionin politik, ndërsa vendimi përfundimtar tashmë është në dorën e Presidentes Osmani, e cila pritet të shpallë zyrtarisht datën e procesit zgjedhor në ditët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat