back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSeanca e Këshillit Bashkiak pa Veliaj/ SPAK refuzon kërkesën për leje të...

Seanca e Këshillit Bashkiak pa Veliaj/ SPAK refuzon kërkesën për leje të posaçme

SPAK ka vendosur të refuzojë kërkesën e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës për të lejuar kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se mbledhja për buxhetin nuk konsiderohet arsye e ligjshme për të dhënë një leje të posaçme për personat nën masën e sigurisë.

Këshilltarët kishin kërkuar pjesëmarrjen e Veliajt për të dhënë sqarime lidhur me projektbuxhetin, por vendimi i SPAK e bën të pamundur këtë. Autoriteti i Prokurorisë së Posaçme thekson se praktika është e njëjtë me raste të ngjashme, si ai i Fredi Belerit, të cilit nuk iu dha leja për t’u betuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat