Në selinë e FIFA-s në Zyrih, është hedhur shorti për gjysmëfinalet e playoff-it për Kupën e Botës 2026, ku janë përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në turneun final.
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale. Nëse fiton, do të sfidojë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
Kosova do të luajë me Sllovakinë dhe, në rast fitoreje, përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani një rival që e ka sfiduar më parë në Nations League.
Shqipëria dhe Kosova përfunduan në vendet e dyta në grupet e tyre gjatë ndeshjeve kualifikuese, duke u bërë gati për një garë dramatike që mund t’i çojë drejt “ëndrrës amerikane” në Kupën e Botës 2026.



