back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetReforma territoriale/ Debate të ashpra mes PD-së dhe PS-së në komision

Reforma territoriale/ Debate të ashpra mes PD-së dhe PS-së në komision

Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, në sallën e grupeve parlamentare në Kuvend. Kjo është mbledhja e dytë e komisionit, pas mbledhjes së parë që u zhvillua rreth një muaj më parë dhe u bojkotua nga Partia Demokratike.

Në mbledhje marrin pjesë anëtarët e opozitës, së bashku me bashkëkryetarin Luçiano Boçi, i cili komentoi me ironi situatën aktuale:

“Pas disa viteve do mblidhemi përsëri, për të bërë reformën e reformës që reformoi reformën e reformës së dështuar.”

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e analizës mbi efektivitetin e reformës, duke u bazuar në fakte dhe numra:

“Besoj të ulemi e të bëjmë një analizë të qenësishme, të bazuar në fakte e numra mbi efektivitetin e reformës. Sigurisht, ne kemi ndryshime politike, por faktet janë fakte dhe numrat janë numra.”

Mazniku shtoi se procesi i integrimit në BE kërkon një qeverisje lokale të fortë dhe bashki të afta për të menaxhuar projekte dhe fonde:

“Çështja që na duhen më shumë bashki për të fituar më shumë bashki e kthen problemin nga shërbimi ndaj qytetarëve në një çështje elektorale. Të merremi me kompetencat dhe mundësitë që kanë bashkitë për të kryer këto kompetenca, që lidhet me financat dhe burimet njerëzore.”

Luçiano Boçi ripërsëriti kritikat ndaj reformës:

“Nëse situata do ishte kaq e lumtur, nuk do të kishim komision për reformën territoriale, por do kishte duartrokitje. Jemi këtu sepse kjo reformë ka dështuar.”

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, vuri në dukje se reforma e vitit 2015 ishte e mangët dhe motivuar kryesisht nga llogaritë elektorale:

“Fakti që jemi mbledhur këtu tregon se reforma e parë e 2015 ishte e mangët dhe u nis nga llogaria elektorale. Këto nuk prodhojnë ndarjen më të mirë dhe atë që kërkon qytetari. Shërbimet lokale mbeten larg qytetarëve.”

Ajo shtoi se diskutimet për decentralizimin dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor duhet të bazohen në fakte, duke e cilësuar reformën e sotme si të njëanshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat