back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTre vite bllokim, një ndryshim qëndrimesh/ Avokati i Popullit në mëshirë të...

Tre vite bllokim, një ndryshim qëndrimesh/ Avokati i Popullit në mëshirë të politikës

Kuvendi i Shqipërisë po i afrohet fazës përfundimtare të procesit për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, një detyrim kushtetues që ka mbetur i pambushur prej rreth 44 muajsh. Mandati i drejtuesit aktual ka përfunduar prej gati katër vitesh, por institucionet politike kanë dështuar të sigurojnë shumicën e nevojshme dhe një procedurë të rregullt zgjedhore.

Pavarësisht se Kushtetuta parashikon një proces konkurrues dhe meritokratik, përzgjedhja e kandidatëve ka qenë e dominuar prej vitesh nga negociatat politike dhe kompromiset ndërmjet forcave parlamentare. Për më tepër, ligji aktual kërkon që kandidatët të sigurojnë të paktën 28 firma deputetësh, ndërsa deputetët janë të lirë të firmosin për një numër të pakufizuar kandidatësh, një hapësirë kjo që shpesh është interpretuar si mekanizëm formal dhe spekulativ, duke i detyruar kandidatët të kërkojnë mbështetje politike personale.

Lista e emrave në garë përfshin figura të lidhura me poste drejtuese politike, të perceptuara si të afërta me politikën dhe kandidatë nga strukturat e drejtësisë dhe procesi i vetingut, të cilët konsiderohen më të pavarur. Megjithatë, roli i Avokatit të Popullit kërkon mbi të gjitha integritet, besim publik dhe profesionalizëm, kritere thelbësore për të garantuar funksionimin efektiv të institucionit.

Sipas të dhënave të monitorimit nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), një situatë e ngjashme u shënua edhe në vitin 2022, kur procesi dështoi pasi mazhoranca e sotme votoi kundër dy kandidatëve të propozuar me kompromis PS–PD, përfshirë një anëtar të KAS të zgjedhur më parë nga vetë parlamenti. Pas tre vitesh, Partia Socialiste ka ndryshuar qëndrim duke pranuar formulën e kompromisit politik, ndërsa opozita ka lënë pas praktikën që ndiqte në legjislaturën e kaluar. Në momentet e fundit, opozita madje tërhoqi disa prej firmave mbështetëse që kishte depozituar për disa kandidatë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat