back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratorët/ Lefter Koka lirohet nga burgu pas 4 vitesh

Inceneratorët/ Lefter Koka lirohet nga burgu pas 4 vitesh

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas rreth katër vitesh qëndrimi në qeli, ku mbahej i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për dosjen që lidhet me inceneratorin e Fierit.

Me këtë vendim, Koka del nga qelia ndërsa proceset gjyqësore ndaj tij vijojnë. Ai ishte një nga të arrestuarit kryesorë në hetimet për aferën e inceneratorëve, një nga çështjet më të mëdha të korrupsionit të viteve të fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat