back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBislim Ahmetaj zbardh debatet në Kryesinë e PD-së

Bislim Ahmetaj zbardh debatet në Kryesinë e PD-së

Bislim Ahmetaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka zbuluar detaje nga debatet e forta të zhvilluara së fundmi brenda drejtimit të PD-së, duke theksuar përplasjet me sekretarin e përgjithshëm, Flamur Noka. Sipas Ahmetajt, debatet lidhen drejtpërdrejt me nevojën për ndryshim dhe rifitim të besimit të demokratëve ndaj drejtimit aktual të partisë.

I ftuar në emisionin “Puls” me Bruna Çifligun në A2 CNN, Ahmetaj tha se në mbledhjet e fundit të kryesisë ka qenë i drejtpërdrejtë, duke kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve politikë në qarqe dhe zëvendësimin e tyre me figura që gëzojnë besueshmëri në bazën e partisë.

Ai u shpreh se Flamur Noka ka humbur besueshmërinë te një pjesë e madhe e anëtarësisë dhe se perceptimi për rolin e sekretarit të përgjithshëm nuk është pozitiv. “Sekretari i përgjithshëm është një peshë shumë e rëndë dhe kërkon një figurë të hapur, koherente dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Ahmetaj.

Një tjetër pikë e fortë e debatit në Kryesinë e PD-së, sipas Ahmetajt, ka qenë edhe çështja e Avokatit të Popullit. Ai kritikoi mënyrën se si, sipas tij, ky institucion trajtohet si aksesor, ndërsa në realitet është një institucion shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe për perceptimin ndërkombëtar të vendit.

“Avokati i Popullit është një referencë e jashtëzakonshme për ndërkombëtarët dhe për qytetarët, nëse e bën punën siç duhet”, u shpreh Ahmetaj, duke shtuar se mosfunksionimi i institucioneve mbetet një problem i përgjithshëm në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat