back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e inceneratorëve/ SPAK shtyn hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj

Dosja e inceneratorëve/ SPAK shtyn hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka komunikuar për të gjashtën herë zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve. Hetimet përfshijnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Zgjatja e hetimeve është vendosur për të mundësuar veprimet komplekse të prokurorisë, ndërsa Afati i ri për përfundimin e hetimeve është caktuar më 22 mars 2026.

Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Henrik Ligori, Ahmetaj ka pritur me indiferencë shtyrjet e vazhdueshme, duke theksuar se interesi kryesor mbetet zbardhja e të vërtetës dhe dhënia e kohës së nevojshme organit të akuzës për të përfunduar hetimet.

Në të njëjtën çështje, Prokuroria po heton gjithashtu bashkëjetuesen e Ahmetajt dhe ish-bashkëjetuesen Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja akuzohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim më 10 korrik 2023, me urdhër të SPAK, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Sipas dispozitave ligjore, kjo është hera e fundit që SPAK mund të kërkojë shtyrjen e afateve hetimore; më pas do të vendoset nëse çështja do të dërgohet për gjykim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat