back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama paralajmëron ndërtuesit: Lista e zezë në fuqi

Rama paralajmëron ndërtuesit: Lista e zezë në fuqi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me komunitetin e biznesit, duke u fokusuar te cilësia e ndërtimeve dhe përgjegjësia e ndërtuesve. Rama theksoi se shpesh projekti që miratohet është i ndryshëm nga ajo që realizohet në terren, duke sjellë zhgënjim për blerësit e apartamenteve.

“Edhe pse ka një ndryshim, standardet e zbatimit të projekteve janë larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen si kolaterale vazhdojnë të jenë prezentë. Njerëzit paguajnë jo pak për një shtëpi dhe nuk ka dëm më të madh se të marrin një produkt të cilësisë së tretë”, tha Rama.

Ai paralajmëroi masat ligjore dhe listën e zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë standardet:

“Kush hyn në listën e zezë nuk mund të marrë leje për disa vite. Nuk ka paqe me ndërtuesit për standarde jo.”

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e pagave reale për punonjësit e sektorit dhe përgjegjësinë që kanë ndërtuesit ndaj qytetarëve dhe shoqërisë:

“Jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri dhe ku shfrytëzohen punonjësit më shumë. Jepuni punonjësve nga 1,500-2,000 euro rrogë dhe mos e lini cilësinë pas dore.”

Rama paralajmëroi se nuk do të tolerohen ndërtime të dobëta, shembujt e të cilave u evidentuan gjatë fjalës së tij, duke përmendur raste konkrete ku apartamente u dorëzuan me defekte serioze. Ai kërkoi maksimumin e përgjegjësisë nga ndërtuesit dhe respektimin e ligjit dhe standardeve, duke theksuar se arkitektura dhe cilësia e ndërtimeve ndikojnë direkt në mirëqenien dhe pamjen e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat