back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha hap tryezën për të gjithë opozitarët

Berisha hap tryezën për të gjithë opozitarët

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se tryeza opozitare është e hapur për të gjithë ata që e ndiejnë veten pjesë të opozitës, duke theksuar se qëllimi është krijimi i një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë aktuale.

Berisha u shpreh:

“A mund t’i paragjykoj unë ata pa u mbledhur tryeza? Po, ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndiejnë veten opozitar, janë të mirëpritur. Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie.”

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se nuk do të komentojë deklaratat e bëra ditët e fundit para mbledhjes së tryezës, duke lënë të hapur mundësinë për dialog dhe pjesëmarrje të gjerë opozitare.

Tryeza opozitare pritet të shërbejë si një platformë koordinimi për partitë dhe individët që kundërshtojnë qeverinë aktuale, ndërsa fokusi mbetet tek krijimi i një strategjie të përbashkët për të sfiduar ekzekutivin në detyrë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat