back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKAYO, prodhim armësh apo pastrim parash?/ Flet Rama

KAYO, prodhim armësh apo pastrim parash?/ Flet Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të prodhojë vetë anije dhe armë, përmes kompanisë shtetërore KAYO, duke e cilësuar këtë zhvillim si një model të ri ekonomik ku shteti merr pjesë drejtpërdrejt në sipërmarrje strategjike.

Gjatë fjalës përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se shteti shqiptar do të bashkëpunojë me një prej kompanive më ekselente në botë në industrinë ushtarake dhe detare, duke iu referuar gjigantit italian Fincantieri.

Sipas kryeministrit, është arritur një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët në portin e Pashalimanit, ku 51% e aksioneve do t’i përkasin Fincantierit dhe 49% shtetit shqiptar, përmes KAYO-s.

“Marrëveshja do të bëjë që ushtria shqiptare të prodhojë në vend anijet e saj, të kryejë mirëmbajtjen e tyre dhe të krijojë njësi të specializuara me paga të larta. Kompania do të marrë edhe porosi nga vende të tjera dhe nga çdo shitje apo mirëmbajtje, 49% e fitimit do t’i takojë shtetit shqiptar,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se në Shqipëri do të kryhet gjithashtu mirëmbajtja e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s, duke e cilësuar këtë si një hap strategjik për forcimin e rolit të vendit në aleancë.

Kryeministri hodhi akuza të forta ndaj opozitës, duke thënë se Partia Demokratike po përhap shpifje lidhur me kompaninë KAYO, duke pretenduar se ajo do të përdoret për pastrim parash apo kontrabandë armësh.

“Kjo është një gënjeshtër e madhe. KAYO nuk është kompani private dhe nuk fshihet pas asnjë individi privat. Është një kompani publike dhe pjesë e një strategjie shtetërore tërësisht të re,” deklaroi Rama.

Sipas tij, ky model përfaqëson një qasje të kundërt me abuzimin e aseteve dhe fondeve publike, duke synuar zhvillimin afatgjatë dhe forcimin e kapaciteteve prodhuese të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat