back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetPas deputetëve, Rama u vendos detyra kryebashkiakëve

Pas deputetëve, Rama u vendos detyra kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët e vendit, ku në fokus janë sfidat e bashkive për vitin 2026, përgatitjet për sezonin turistik dhe betejat e përbashkëta politike e shoqërore kundër ndotjes nga mbetjet plastike.

Në fjalën hapëse, Rama u ndal te situata e vështirë atmosferike me të cilën nisi viti, duke theksuar se përmbytjet dhe fenomenet ekstreme po kthehen në një realitet të ri si pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Sot jemi këtu për të vendosur disa piketa të rrugës dhe për të përcaktuar çështjet kryesore me të cilat duhet të merremi bashkërisht. Viti nisi me një situatë të vështirë që preku një pjesë të konsiderueshme të komuniteteve dhe na përballi me emergjenca që po bëhen gjithnjë e më sistematike,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se sot ka më shumë raste thatësire, zjarresh dhe përmbytjesh, si edhe fenomene të papritura atmosferike, të cilat sipas ekspertëve lidhen me bllokime të flukseve të ajrit dhe ndryshimet klimatike globale.

Rama u shpreh kritik edhe ndaj papërgjegjshmërisë njerëzore, duke theksuar se ndotja nga mbetjet plastike e ka përkeqësuar situatën gjatë reshjeve intensive.

“Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që e trajtojnë mjedisin si landfill, duke hedhur shishe dhe qese plastike që bllokojnë kanalet dhe shtretërit e lumenjve,” tha ai.

Kryeministri kërkoi nga kryebashkiakët angazhim maksimal në menaxhimin e mbetjeve, forcimin e kontrolleve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, duke e cilësuar luftën kundër plastikës si një betejë të përbashkët politike dhe shoqërore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat