back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKadastra e Vlorës “shkrihet”/ 55 punonjës kundër

Kadastra e Vlorës “shkrihet”/ 55 punonjës kundër

Pas njoftimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës të këtij institucioni kanë firmosur një peticion kundër vendimit.

Përmes peticionit, punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vendimit, duke shprehur shqetësimin për pasojat që kjo zhvendosje mund të sjellë si për stafin, ashtu edhe për shërbimin ndaj qytetarëve.

Vendimi për zhvendosjen është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Sipas njoftimit zyrtar, procesi i zhvendosjes nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

Prej kohësh, Kadastra e Vlorës është përballur me probleme të vazhdueshme, kryesisht të lidhura me ndërrimet e shpeshta të drejtuesve, çka ka ndikuar në funksionimin normal të institucionit.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga drejtoria e përgjithshme lidhur me peticionin e punonjësve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat