back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetAs sot vendim për Ballukun/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

As sot vendim për Ballukun/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e planifikuar të mbahej këtë të mërkurë në mesditë, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë.

Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar drejtuar anëtarëve të Këshillit, me urdhër të Kryetarit nr. 8, datë 27.01.2026, ku thuhet se mbledhja e parashikuar për datën 28.01.2026, ora 12:00, nuk do të zhvillohet. Në njoftim nuk është përcaktuar një datë e re për mbajtjen e saj.

Shtyrja vjen një ditë pas seancës në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua ankimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga posti i zv.kryeministres. Trupa gjykuese nuk doli me një vendim përfundimtar, duke vendosur të marrë më shumë kohë për shqyrtim dhe ta rikthejë çështjen në një seancë të ardhshme.

Qeveria ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, që lidhet me imunitetin e anëtarëve të qeverisë, duke argumentuar se ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit dhe se pezullimi i tyre kërkon autorizim nga Kryeministri.

Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë theksuar se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit dhe se në këtë rast nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve.

Më 22 janar, Gjykata Kushtetuese dëgjoi argumentet e palëve lidhur me ankimin e kryeministrit Edi Rama ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, ndërsa vendimmarrja përfundimtare mbetet ende në pritje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat