back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaMangësi serioze në zbatimin e vendimeve gjyqësore/ Thirrja e ILD-së, për amnistinë...

Mangësi serioze në zbatimin e vendimeve gjyqësore/ Thirrja e ILD-së, për amnistinë e re

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka identifikuar disa parregullsi në zbatimin e amnistisë penale të kaluar, ndërkohë që pritet miratimi dhe hyrja në fuqi e amnistisë së re, e cila ishte gjithashtu objekt diskutimi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Sipas njoftimit zyrtar të ILD-së të kësaj të premte, janë konstatuar problematika të ndryshme në procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, të cilat mund të ndikojnë në efikasitetin e zbatimit dhe saktësinë procedurale, veçanërisht në kontekstin e amnistisë së re.

Mes problematikave të evidentuara nga Inspektoriati janë:

Konfuzion në interpretimin e dispozitave që lidhen me fillimin e ekzekutimit nga ana e prokurorit;

Mosveprim i menjëhershëm pas administrimit të vendimit të shkurtuar për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit;

Diferenca në kuptimin dhe zbatimin e dispozitave procedurale penale mbi shpalljen e vendimit të përmbledhur nga gjykatat;

Diferenca kohore midis datës së vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij;

Mospërputhje midis datës së hyrjes së vendimit në sekretarinë e prokurorisë dhe datës së marrjes nga prokurori, si dhe datës së shkresës përcjellëse;

Mos pasqyrim në librat e brendshëm të dorëzimit të datës së marrjes në administrim nga prokurori të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

ILD thekson se këto mangësi mund të ndikojnë në efikasitetin e zbatimit të vendimeve dhe rëndësinë e saktësisë procedurale. Autoriteti nënvizon nevojën për përmirësime para hyrjes në fuqi të amnistisë së re, për të garantuar që procesi të zhvillohet sipas ligjit dhe në mënyrë të drejtë.

Sipas ILD-së, adresimi i këtyre problematikave është thelbësor për të siguruar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe për të shmangur keqinterpretime ose moszbatim të vendimeve gjyqësore në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat