back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetMurrizi: Qeveria nuk bie me protesta, beteja është te sistemi

Murrizi: Qeveria nuk bie me protesta, beteja është te sistemi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi, deklaroi se protestat nuk janë rruga për të rrëzuar qeverinë, ndërsa theksoi se opozita duhet të përqendrohet te ndryshimi i sistemit zgjedhor, që sipas tij favorizon socialistët.

Gjatë një interviste në emisionin Kjo Javë, Murrizi iu referua rastit të Fier, ku sipas tij, diferenca e votave për mandat mes partive është e pabarabartë.

Ai u shpreh se në këtë qark Partia Socialiste e Shqipërisë arrin të sigurojë një mandat me rreth 7500 vota, ndërsa PD-së i duhen rreth 11 mijë vota për një mandat, çka sipas tij tregon se sistemi aktual zgjedhor prodhon më shumë mandate në favor të socialistëve.

“Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor. Me këto rregulla loje dhe këtë sistem, fiton PS sa herë të jetë Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi në tavolinë”, tha Murrizi.

Ai shtoi se opozita duhet të luajë fort për rregulla parimore dhe jo, sipas tij, për interesa të një grupi të vogël pa peshë politike apo elektorale.

Murrizi theksoi gjithashtu se në 36 vite pluralizëm asnjë qeveri teknike nuk ka ardhur si rezultat i protestave, duke paralajmëruar se nuk duhet të krijohen pritshmëri të rreme te mbështetësit. Sipas tij, një qeveri teknike nuk mund të krijohet pa presion ndërkombëtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat