Diplomati Arben Çejku deklaroi se opozita duhet të përgatisë një alternativë të qartë qeverisëse dhe të dallojë në mënyrë të dukshme nga modeli aktual i qeverisjes.
Duke folur për aksionin e Partia Demokratike e Shqipërisë në emisionin Çdo Kënd në A2 CNN, Çejku theksoi se opozita ka nevojë për një qasje më proaktive, më gjithëpërfshirëse dhe më prezantuese të vizionit të saj.
Sipas tij, në një sistem demokratik ekzistojnë dy forma qeverisjeje: ajo ekzekutive e mazhorancës, që drejton vendin, dhe “qeverisja” e opozitës përmes alternativës që ajo ofron.
“Opozita duhet të përgatisë alternativë dhe të dallohet në distancë nga modeli qeverisës. Ka një qeverisje ekzekutive të mazhorancës, por ka edhe një qeverisje të opozitës, të alternativës opozitare. Këtu ka nevojë për një qasje më proaktive, më gjithëpërfshirëse dhe më prezantuese të asaj çka qeveris opozita”, u shpreh Çejku.
Ai shtoi se roli i opozitës shtrihet si brenda Parlamentit, ashtu edhe jashtë tij, në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe me qytetarët.



