back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama: Projekti TID nuk ndalet, ata që kundërshtojnë lidhen me PD

Rama: Projekti TID nuk ndalet, ata që kundërshtojnë lidhen me PD

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me banorët e Durrës që preken nga projekti TID, duke njoftuar se është arritur dakordësia me 34 familje që kundërshtojnë projektin.

Rama shtoi se pjesa tjetër, sipas tij, lidhet me Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kreun e saj, duke theksuar se situatat që krijojnë janë “qesharake”.

Ai theksoi se projekti nuk do të ndalet dhe do të kryhet vetëm verifikimi i disa banesave që mund të kenë vlera kulturore.

“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë konstruktive, me opinione të ndryshme. Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para, qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet”, tha Rama.

Ai gjithashtu nënvizoi se disa prona nuk kanë regjistrim në hipotekë, pavarësisht se ekzistojnë prej kohësh në zonën e projektit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat