back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama del në mbrojtje të ish-drejtoreshës së AKSHI-t

Rama del në mbrojtje të ish-drejtoreshës së AKSHI-t

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, ka dalë në mbështetje të ish-drejtoreshës së Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionituzuar nga SPAK për abuzime me tenderat.

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa, Rama falënderoi publikisht Karçanajn për kontributin e saj shumëvjeçar në administratën publike, duke dënuar sulmet ndaj saj nga mediat dhe rrjetet sociale.

“Kujtoj punën e saj gjatë dy dekadave, që nga periudha jonë në Bashkinë e Tiranës. Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej. Jam pikëlluar për agresionin barbar që po i bëhet në portale dhe rrjete sociale, duke e asocuar me çështje që nuk kanë lidhje me të,” tha Rama.

Kryeministri sqaroi se nuk ka dijeni mbi kompanitë e përfshira në hetimin e Prokurorisë së Posaçme dhe se nuk hyn në meritat e çështjes. Ai vlerësoi Karçanajn si një profesioniste të shkëlqyer dhe nënë e vetme me dy fëmijë, duke shtuar se ajo do të ketë mundësinë të dalë e pastër nga procesi gjyqësor.

“Ka një karrierë nga më të shkëlqyerat dhe ka lënë mbresa jashtëzakonshme tek partnerët e nivelit të lartë të AKSHI-t. I takon drejtësisë të vendosë, por nuk duhet të harrohen vlerat që ka krijuar,” shtoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat