back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAutostrada që nuk rrëshqet dhe nuk përmbytet/ Inxhinieri sjell shembullin europian nga...

Autostrada që nuk rrëshqet dhe nuk përmbytet/ Inxhinieri sjell shembullin europian nga Kosova

Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Abdulla Diku bën një paralelizëm mes rrugëve në Shqipëri dhe standardeve të ndërtimit në rajon, duke veçuar autostradën Arbën Xhaferi që lidh Prishtinën me Shkupin. Ai e cilëson këtë autostradë si një “vepër arti” për shkak të tipologjisë së saj dhe urave të gjata që e karakterizojnë.

Diku shpjegon se terreni i ashpër dhe lugina e ngushtë nuk garantonin hapësirë të mjaftueshme për ndërtim të një autostrade tradicionale. Për këtë arsye, inxhinierët zgjodhën ta “ngrisnin” rrugën në ajër, duke ndërtuar viadukte mbi kolona të larta betoni që kalojnë mbi lumenj dhe shpatet e paqëndrueshme, duke minimizuar ndikimin mjedisor.

“Autostrada shmang rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve, duke mbetur e sigurt dhe funksionale në çdo kohë,” thekson Diku. Ai shton se kjo zgjidhje i mundëson rrugës të ketë kthesa të buta dhe pjerrësi të kontrolluar, të cilat terreni i Kaçanikut nuk i ofronte natyrshëm.

Sipas ekspertit, kostoja e ndërtimit ishte rreth 10 milionë euro për kilometër, një vlerë relativisht e ulët krahasuar me vështirësinë e punimeve. Ai vlerëson se ura nuk cënoi lumenj dhe male, por u integrua në mënyrë harmonike me natyrën, duke u shndërruar në një rrugë me standarde europiane dhe duke ulur kostot e mirëmbajtjes në të ardhmen.

Ndërtimi i autostradës R6 filloi në korrik të vitit 2014, dhe hapja e saj u bë në pjesë të ndryshme: 23 km nga Prishtina në Babush të Muhaxherëve në dhjetor 2016, 11 km nga Babushi në Ferizaj në dhjetor 2017, pjesa nga Ferizaj në Kaçanik në qershor 2018, dhe pjesa e fundit deri në Han të Elezit në maj 2019.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat