Në Portin e Durrësit, portin më të madh në vend dhe një prej porteve më të mëdha në Ballkan, është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, post që nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e institucionit.
Sipas burimeve mediatike, detyra i është besuar 24-vjeçarit Rubin Rredhi, një emër i ri që ka tërhequr menjëherë vëmendjen për shkak të moshës së re dhe rëndësisë së postit.

Emërimi është bërë nga Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të cilën aktualisht SPAK ka kërkuar arrestimin
Emri i drejtuesit të ri për Portin më të madh në vend, ka rikthyer në vëmendje “Gjinon” e filmit “14 vjeç dhëndër”, të cilin e martojnë fëmijë.
Balluku dhe PS kanë rikthyer “Gjinon” e ri në skenën e politikës dhe menaxhimit të porteve.
Porti i Durrësit, jo vetëm porti më i madh në Shqipëri, por edhe një nga portet kryesore në Ballkan, është një pikë strategjike ekonomike dhe politike. Emërimi i një 24-vjeçari në një pozicion kyç ka ndezur debat për aftësitë, eksperiencën dhe mënyrën e marrjes së vendimeve në institucionet publike, ndërsa lidhja me figurën e ministres Balluku i jep ngjyrime politike dhe mediatike këtij emërimi./E Vërteta.al



