back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësia3 apartamente, dyqan dhe depozita bankare/ Si e kaloi Vetingun, Sokol Bizhga,...

3 apartamente, dyqan dhe depozita bankare/ Si e kaloi Vetingun, Sokol Bizhga, kreu i Policisë?

Sokol Bizhga, i cili deri dje mbante postin e zv.drejtorit të Policisë së Shtetit dhe kreut të Forcave Lëvizëse Operacionale, merr zyrtarisht drejtimin e Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Ilir Prodës. Vendimi u formalizua me shkresën me numër 70/y, të firmosur nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dhe i është dorëzuar Bizhgës gjatë mesditës.

Bizhga ka kaluar vetingun që në vitin 2020, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Pavarësisht disa problemeve të konstatuara me pasurinë, ai arriti të kalonte Vettingun.

Një nga gjetjet kryesore ishte mosdeklarimi i plotë i shtesës prej 18 m² në apartamentin 1+1 në Tiranë, blerë me kursime nga puna gjatë emigracionit në Itali. Gjithashtu, Komisioni vuri re një mosrakordim në vlerën e shitjes së një apartamenti në Vlorë, ku Bizhga kishte deklaruar 2 milionë lekë, ndërsa tek noteri rezultonte 1.6 milionë lekë. Ai shpjegoi se shitja ishte realizuar përmes miqve të tij për shkak të një plagosjeje gjatë detyrës.

Sokol Bizhga

Komisioni gjithashtu evidentoi disa pagash të viteve 1993 dhe 2002 që nuk ishin pasqyruar saktë, si dhe gradën e përfituar jashtë radhe në vitin 2014 kur Bizhga u emërua Zëvendësdrejtor, por që ishte e ligjshme dhe në përputhje me procedurat.

Megjithatë, Komisioni nuk gjeti asnjë lidhje të Bizhgës me botën e krimit, denoncime apo veprimtari kriminale. Ai u vlerësua i aftë profesionalisht për të përmbushur detyrat e reja, duke nisur karrierën në vitin 1990 dhe duke pasur mbi 7 vite eksperiencë me gradën Drejtues i Parë. Grada Kolonel, e marrë jashtë radhe, u konsiderua gjithashtu e vlefshme nga Komisioni.

Në pronësi të Bizhgës ndodhen dy apartamente, një dyqan dhe një tokë në Gjirokastër me sipërfaqe 4,000 m², të fituara me burime ligjore dhe pasuri të trashëguar. Ai ka edhe depozita bankare dhe një apartament në emër të bashkëshortes.

Me marrjen e detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bizhga merr përgjegjësinë për të gjithë strukturën policore në vend, duke përfshirë ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë situatave të ndjeshme, siç ishte protesta e 28 shkurtit. Ai do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të Ilir Prodës përmes konkursit të hapur për drejtuesit me gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë./E Vërteta.al (E.S)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat