back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS drejt zgjedhjeve të brendshme/ Rama nis dialogun me anëtarësinë

PS drejt zgjedhjeve të brendshme/ Rama nis dialogun me anëtarësinë

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila zgjati rreth 30 minuta. Pas përfundimit të saj, kryeministri Edi Rama u largua duke bashkëbiseduar me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi forcimin e komunikimit me strukturat e partisë. Rama ka kërkuar angazhim më të madh në terren, duke u bërë thirrje drejtuesve dhe anëtarëve që të takohen më shpesh me qytetarët.

Po ashtu, pritet që gjatë këtij viti të zhvillohen zgjedhje brenda strukturave të PS-së. Siç ka paralajmëruar Rama në mbledhjen e grupit parlamentar në muajin mars, do të nisë një dialog me anëtarët dhe simpatizantët e partisë.

Një ditë më parë, kryeministri i dorëzoi Kreut të Shtetit, Bajram Begaj, propozimet për ndryshimet e fundit në qeveri, gjatë një takimi të zhvilluar në Pallati i Brigadave.

Në mbledhjen e kryesisë ishte e pranishme edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila përveçse anëtare e kryesisë, mban edhe detyrën e drejtueseve politike të qarkut Fier.

Ndërkohë, sipas burimeve, në këtë mbledhje nuk është njoftuar ende data e zhvillimit të Asamblesë Kombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat