back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaErion Braçe paralajmëron/ "Karteli i hidrokarbureve po abuzon me çmimin e naftës"

Erion Braçe paralajmëron/ “Karteli i hidrokarbureve po abuzon me çmimin e naftës”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për rritjen e çmimit të naftës në vend, duke akuzuar operatorët e hidrokarbureve për krijimin e një “karteli” që vepron si shoqatë për të manipuluar tregun.

Braçe tha se disa përfaqësues të tregut të karburanteve kanë paralajmëruar rritje të çmimit me 20 lekë brenda 48 orëve dhe deri në 40 lekë për litër në vijim, duke e justifikuar këtë me luhatjet në bursë. Sipas tij, ky argument nuk qëndron, pasi çmimi i naftës në pompë ka qëndruar i pandryshuar për një vit të tërë, pavarësisht ndryshimeve në bursë dhe zhvlerësimit të dollarit dhe euros.

“Kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive,” tha Braçe, duke shtuar se në të kundërt qytetarët dhe qeveria do të paguajnë koston e abuzimit, ndërsa operatorët do të përfitojnë.

Deputeti socialist rikujtoi gjithashtu se Bordi i Hidrokarbureve, i ngritur gjatë kohës së luftës në Ukrainë, nuk është shpallur asnjëherë antikushtetues dhe mund të funksionojë si mekanizëm për të frenuar abuzimet në treg, nëse operon profesionalisht dhe me fokus interesin publik.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Braçe shkruan:

“Si, si, do rrisni çmimin e naftës?? Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim! Arsyeja e tyre – bursa!! Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla! Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë; është i tillë prej një viti e nuk ka lëvizur një ditë të vetme! Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?!”

Braçe nënvizon se institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë menjëherë për të garantuar interesin e qytetarëve dhe për të parandaluar çdo manipulim të mundshëm të çmimeve, duke theksuar se një reagim i shpejtë është i domosdoshëm për të mos lejuar që operatorët e tregut të përfitojnë nga tensionet ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat