Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për të dytën herë, pasi relatorja Engjëllushe Tahiri ndodhet prej disa ditësh në Dubai.
Anëtari i trupës gjykuese, Besmir Stroka, pasi konstatoi praninë e palëve në sallë këtë të enjte, njoftoi mungesën e Tahirit dhe caktoi datë të re për seancën: 10 mars, ora 10:00.
Gjatë ditës janë shtyrë gjithashtu tre seanca të tjera për të njëjtën arsye. Tahiri pritet të shqyrtojë në themel çështjen Veliaj të hënën.



