back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasje në foltore/ Balliu tenton të ndërpresë Ballën, tensione mes deputetëve

Përplasje në foltore/ Balliu tenton të ndërpresë Ballën, tensione mes deputetëve

Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka rifilluar mes tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.

Situata u ndez pasi kryetarja e Kuvendit i dha sërish fjalën kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, vendim që shkaktoi reagime të forta nga deputetët e opozitës.

Në momentin kur Balla po fliste nga foltorja, deputeti i opozitës Klevis Balliu iu afrua mikrofonit duke tentuar ta mbyllë atë. Veprimi i tij u pengua nga deputetët socialistë, të cilët ndërhynë menjëherë për të shmangur ndërprerjen e fjalës së Ballës.

Përplasja verbale dhe lëvizjet pranë foltores krijuan tension në sallë, ndërsa deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre ndaj mënyrës së drejtimit të seancës. Seanca parlamentare është shoqëruar shpesh me debate të ashpra gjatë ditës së sotme, duke reflektuar klimën e tensionuar politike në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat