Kreu i Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi shkarkimin e Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali.
Berisha vuri në dukje diferencën mes dy ministreve në reagimin e tyre ndaj situatës ligjore dhe publike. Ai tha se, ndryshe nga Balluku, Spiropali nuk deklaroi se ishte e pafajshme dhe nuk i dha mbështetje të hapur kryeministrit Edi Rama si “avokat”.
“Dhe ju keni konstatuar se si Rama është bërë avokati më kryesor i Ballukut, qoftë në gjykata, qoftë në publik, qoftë kudo, gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër. Sepse Spiropali në takimet e saj, ku në çdo takim çështja e parë që i ngrihej ishte çështja Balluku, nuk shprehej se ajo është e pafajshme, por shprehej në mënyrë evazive se shpresoj që drejtësia të mos pengohej. Të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin direkt Ramës dhe Lubisë. Dhe unë këtë e pata paralajmëruar prej kohësh se e mora vesh dhe do ketë edhe të tjerë,” tha Berisha.



