back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia"Porti i Porto-Romanos nuk ndalohet"/ Rama: Nuk kam plan B

“Porti i Porto-Romanos nuk ndalohet”/ Rama: Nuk kam plan B

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e madh të ndërtimit të portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, duke e paraqitur si një hap strategjik me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas Ramës, projekti parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike dhe do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë, por edhe Prishtinës, Shkupit, Bashkimit Evropian dhe NATO. Ai e konsideron këtë një nga proceset më të ndërlikuara që po zhvillohen aktualisht në vend.

“Kjo nuk është thjesht një punë infrastrukturore, është një projekt strategjik që do të ndikojë në ekonominë dhe sigurinë e rajonit. Projekti ka shkaktuar xhelozi dhe edhe armiqësi mes vendeve të tjera,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë dhe kompleksitetin e tij.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu ata që po përpiqen ta bllokojnë projektin.

“Nuk dua të flas më shumë, por diçka po e them. Ata që e luftojnë projektin dhe nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta bllokojnë, ne e dimë se kush janë. Dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja,” tha Rama, duke lënë të kuptohet se qeveria është e vendosur për ta çuar përpara këtë investim strategjik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat