back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGarë e nxehtë për kreun e Policisë së Shtetit/ Kush do të...

Garë e nxehtë për kreun e Policisë së Shtetit/ Kush do të marrë drejtimin?

Kur ndajnë vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e aplikimeve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Emrat e disa prej kandidatëve më të përfolur, jane raportuar sot ne media.

Mes tyre spikat Pëllumb Seferi, oficer karriere me 28 vite në polici, aktualisht drejtor i Shoqatës së Studentëve Europianë që diplomohen nga FBI në SHBA.

Për postin e kryepolicit kandidon edhe Elidon Çela, drejtori aktual i Policisë së Vlorës me 25 vite karrierë, i konsideruar një nga kandidatët potencialë.

Lista përfshin gjithashtu:

Afrim Tafa, drejtori i Policisë së Durrësit

Lutfi Minxhozi

Idajet Faskaj

Parashikohet që në dy ditët e mbetura të afatit të dalin edhe emra të tjerë të përfolur, si Tonin Vocaj dhe drejtori aktual i Fierit, Skënder Hitaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat