Emri i Afrim Tafës, Drejtorit të Policisë së Durrësit është përmendur kryesisht në media si një nga kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve është drejt fundit.
Por dokumentet zyrtare tregojnë se procesi i vlerësimit të integritetit (vettingut) ndaj tij është ndërprerë, duke ngjallur debat mbi kandidaturën e tij për këtë pozicion të lartë.

Pra ai nuk është hetuar për pasurinë, figurën dhe anën profesionale.
Karriera dhe emërimet e fundit
Tafa është oficer i karrierës në Policinë e Shtetit me përvojë disa vjeçare në detyra të ndryshme. Më janar 2026, ai është emëruar në Durrës, për të drejtuar strukturat e Policisë Vendore.
Para këtij emërimi, Tafa ka shërbyer si Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër – një rol që e ka pozicionuar si figurë me përvojë në punë operative dhe koordinim.
Procesi i Vettingut u ndërpre
Sipas dokumenteve zyrtare të Policisë së Shtetit dhe agjencive të vlerësimit.

Sipas raportit të komisioni të Vetinguit, Tafa është transferuar më 05.02.2024 në detyrën e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Trupa e Vlerësimit konstatoi se ky pozicion nuk parashikohet te funksionet që i nënshtrohen vlerësimit kalimtar, sipas Ligjit nr. 12/2018, pasi ai nuk kishte përfunduar hetimin administrativ.

Për këtë arsye, procesi i vettingu ndaj Afrim Tafës u ndërpre, duke e nxjerrë atë jashtë listës së zyrtarëve që i nënshtrohen detyrimisht këtij procesi.

Me fjalë të tjera edhe pse Tafa ka kaluar në pozicione drejtuese dhe funksione përgjegjëse, ai nuk ka finalizuar kurrë vlerësimin e integritetit profesional, i cili është kusht ligjor për funksione të caktuara të larta, përfshirë edhe drejtimin e Policisë së Shtetit.
E Vërteta.al (E.S)
Garë e nxehtë për kreun e Policisë së Shtetit/ Kush do të marrë drejtimin?
Loja me Vettingun/ Cili drejtor e ndihmoi Elidon Çelën që të mos hetohet?



