KreuDrejtësiaHetim mbi koncensionet në shëndetësi/ SPAK merr në pyetje CEO-n e Spitalit...

Hetim mbi koncensionet në shëndetësi/ SPAK merr në pyetje CEO-n e Spitalit Amerikan

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Klodian Allajbeu, CEO i Spitali Amerikan, është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur për çfarë po merret në pyetje, por dyshohet se lidhja është me koncensionet në sektorin e shëndetësisë.

Pak javë më parë, SPAK dhe BKH kanë kryer sekuestrime në ambientet e shoqërisë Evita sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut, si dhe kontrolle në Spitalin Amerikan.

Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit sekuestruan pajisje të shumta elektronike, përfshirë edhe telefonin personal të drejtuesit të spitalit.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi hetimin dhe shtrirjen e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat