back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëBarnat e skaduara dhe përfitime abuzive/ Hetim ndaj Rejsi Farma

Barnat e skaduara dhe përfitime abuzive/ Hetim ndaj Rejsi Farma

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime abuzive nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave, si dhe për hedhje në treg të barnave të skaduara.

Hetimi u bë i mundur pas një referimi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, bazuar në raportin e Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe procesin e rimbursimit të barnave.

Raporti evidenton se 18 lloje barnash, në një sasi prej 12,178 copë me vlerë 41,999,556 lekë, kanë kaluar afatin e skadencës edhe mbi një vit, pa dokumentacion të rregullt nga autoritetet kompetente dhe pa miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Sipas raportit, mungesa e procedurave të rregullta për nxjerrjen jashtë përdorimit të barnave ka krijuar dyshime për përfitime abuzive nga skema e barnave të rimbursueshme, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve që përdorin këto barna.

“Mungesa e kryerjes në kohë dhe të dokumentuar sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator dhe marrëveshjes për rimbursim, sjell risk në inventarin real të barnave të rimbursueshme dhe rrezikon rifutjen në qarkullim të barnave të skaduara për përfitim financiar,” theksohet në raport.

Kompania Rejsi Farma akuzohet se ka mashtruar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm duke paraqitur dokumentacion të pasaktë mbi inventarin e barnave të skaduara.

Burime konfirmojnël se dosja po hetohet nga prokurori i Tiranës, Ndini Tavani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat