back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Shto emrin tim në garë”/ Kokalari i kërkon Berishës përballje në zgjedhjet...

“Shto emrin tim në garë”/ Kokalari i kërkon Berishës përballje në zgjedhjet e PD

Aktivistja Evi Kokalari ka bërë një deklaratë publike në rrjetin social Facebook, ku i kërkon kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që ta përfshijë emrin e saj si kandidate  zgjedhjet për drejtimin e PD-së që pritet të mbahen më 23 maj.

Në reagimin e saj, Kokalari thekson se emri i saj figuron në gjykatë si një nga themelueset e procesit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, duke kujtuar se ky proces u bë shkak për rikthimin e kontrollit të PD-së nga Lulzim Basha.

Sipas saj, ajo ka qenë bashkëthemeluese e këtij procesi së bashku me Berishën dhe për këtë arsye kërkon që të ketë mundësinë të garojë në mënyrë të barabartë në zgjedhjet e brendshme të partisë.

Në të njëjtën deklaratë, Kokalari paralajmëron se çdo manipulim i mundshëm i votës në procesin zgjedhor të 23 majit do të dokumentohet dhe, sipas saj, do të reflektohet edhe pranë United States Department of State.

Deklarata e saj vjen në një moment kur Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri, një proces që pritet të përcaktojë drejtimin e partisë në muajt në vijim dhe të ndikojë në zhvillimet politike brenda kampit opozitar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat