Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen e kompanisë “Bankers”.
Prokuroria e Posaçme ka komunikuar akuzat ndaj ish-administratorit Leonidha Çobo, si dhe ndaj Ritvan Zoto, Elvira Plaku dhe tre ish-punonjësve të Ministrisë së Financave.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për:
shpërdorim detyre
vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës
pastrim parash
Sipas hetimeve, personat e përfshirë dyshohet se blinin toka dhe më pas i jepnin me qira me çmime të larta kompanisë “Bankers”, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.
Çështja ishte pushuar më herët nga Prokuroria e Fierit, por më pas është rihapur nga SPAK, i cili ka thelluar hetimet mbi këtë aferë.
Hetimet për çështjen “Bankers” vijojnë ende, ndërsa pritet që prokuroria të ndërmarrë masa të mëtejshme ndaj personave të përfshirë.



