back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaDepartamenti i Shtetit në alarm/ "Rishikim i menjëhershëm i sigurisë diplomatike"

Departamenti i Shtetit në alarm/ “Rishikim i menjëhershëm i sigurisë diplomatike”

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar të gjitha përfaqësive diplomatike të SHBA-së në mbarë botën që të nisin “menjëherë” vlerësime emergjente të sigurisë, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten të larta.

Sipas një kabllogrami diplomatik të siguruar nga The Washington Post, urdhri është dhënë të martën dhe lidhet me “situatën në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e pasojave të mundshme”.

Dokumenti thekson nevojën për një rishikim të menjëhershëm të masave të sigurisë në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane, duke reflektuar shqetësimin e shtuar për përhapjen e rrezikut përtej rajonit.

Kabllogrami mban firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe përfaqëson herën e parë që një kërkesë e tillë shtrihet në mënyrë globale. Në javët e fundit, udhëzime të ngjashme ishin dërguar vetëm për ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme.

Ky zhvillim vjen në kuadër të shqetësimeve në rritje për sigurinë, të lidhura me tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit me Irani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat