Dashamir Shehi ka komentuar organizimet e fundit të Partia Demokratike e Shqipërisë, duke deklaruar se protestat po përdoren për të zgjatur jetëgjatësinë politike të Sali Berisha.
Në një intervistë për Report TV, Shehi u shpreh se protestat nuk kanë ndikim real politik dhe se pjesëmarrja në to ka ardhur në rënie.
“Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Rama-s. Njerëzit janë lodhur. Unë nuk kam parë në Europë që të dilet çdo javë në protest. Dilet kur ka një sebep, një ngjarje të madhe, nuk mund të bëhet kjo gjë javë për javë. Realiteti është që numrat në bulevard vijnë duke u zvogëluar”, tha ai.
Duke komentuar edhe garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, Shehi u shpreh se rezultati është i paracaktuar dhe se Berisha e ka të sigurt fitoren në votimin e 23 majit.
“Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri”, u shpreh ai.
Kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar shtoi se shpresa për ndryshim brenda PD-së qëndron tek disa deputetë të rinj, të cilët kanë shfaqur qëndrime ndryshe nga lidershipi aktual.



