back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Do kënaqeni!”/ Kryemadhi zbardh prapaskenat e hetimit

“Do kënaqeni!”/ Kryemadhi zbardh prapaskenat e hetimit

Pas daljes nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Monika Kryemadhi reagoi ashpër ndaj vendimit për kalimin në gjykim të dosjes “Meta-Kryemadhi”, duke deklaruar se çështja është e motivuar politikisht dhe pa prova.

Kryemadhi u shpreh se, sipas saj, vetë gjyqtarja ka pranuar gjatë seancës se në dosje mungojnë provat, ndërsa paralajmëroi publikimin e materialeve të hetimit.

“Unë nuk kisha asnjë pritshmëri te drejtësia e Edi Rames. Tani do shohim ‘Big Brother’-in e drejtësisë. Do ta shohin mjerimin ligjor të sistemit të drejtësisë”, deklaroi ajo.

Sipas Kryemadhit, në dosje ka mangësi serioze hetimore, duke përmendur si shembull faktin që persona të përfshirë në akuza nuk janë marrë në pyetje, ndërsa analiza financiare, sipas saj, është kryer nga një eksperte me konflikt interesi.

Ajo shtoi se çështja do të ndiqet edhe në instancat ndërkombëtare, duke përmendur Gjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutStrasburg si një mundësi për drejtësi.

“Fatin tonë nuk e ka në dorë as GJKKO, as prokuroria. Është një betejë në opinionin publik. Beteja ligjore ka mbaruar”, u shpreh Kryemadhi, duke e cilësuar vendimin e sotëm si të marrë “nën presion”.

Ajo theksoi gjithashtu se, sipas pretendimeve të saj, edhe vetë prokurorët i kanë cilësuar akuzat si “perceptime”, duke këmbëngulur se në dosje “nuk ka asgjë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat