Izraeli ka vrarë gjatë natës ministrin iranian të Inteligjencës, Esmaeil Khatib, në një sulm të kryer në Teheran, sipas raportimeve të Ynet.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas raportimeve për vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë iranian, Ali Larijani, duke sinjalizuar një përshkallëzim të tensioneve në rajon.
Megjithatë, autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Khatib. Një zyrtar izraelit, i cituar nga mediat, ka bërë me dije se sulmi është realizuar në kryeqytetin iranian.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se vendi do të vijojë të shënjestrojë drejtues të lartë të Iranit.
“Kryeministri dhe unë i kemi udhëzuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të vazhdojnë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe represionit në Iran,” u shpreh ai.
Ky zhvillim pritet të rrisë më tej tensionet mes Izraeli dhe Irani, në një moment kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e brishtë.



